Mund të konsiderohet si një prej skenave më skandaloze të transmetuara live në televizion. Meteorologu i NBC, Mike Seidel u shfaq duke shurruar në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, nga Karolina e Veriut. Spikeri i lajmeve njofton lidhjen me meteorologun, por ai shfqet me shpinë dhe më pas i drejtohet kameras duke mbërthyer zinxhirin e pantallonave. Spikeri kalon menjëherë në lajmin e radhës. Seide ka mohuar të jetë kapur në flagrancë në këtë akt të paprecendent dhe ka thënë se ishte duke kërkuar celularin që i kishte rënë nga xhepi i pantallonave. Por ky version ka qenë i pabesueshëm nga drejtuesit e rrjetit televiziv.