• |
ide | kryesore

Tuna turiste, puth Amy Winehouse në Londër

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



E gjendur në Londër prej disa ditësh, këngëtarja e hiteve Tuna, ka bërë një vizitë tek statuja prej bronxi e Amy Winehouse vendosur në Camden. Duke shprehur dashurinë për muzikën dhe stilin e Amy-t, Tuna i është afruar statujës ku duket gati duke e puthur. Në fakt, muzika dhe ajo çka përfaqëson këngëtarja shqiptare nga Shkupi, nuk është se kanë shumë lidhje me të ndjerën Amy Winehouse, por duke qenë për pushime e shopping në Londër, Tuna si një turiste e vërtetë, ka përfituar të vizitojë edhe statujën e këngëtares që u nda nga jeta në vitin 2011.