• |
ide | kryesore

Foto e Enver Hoxhës ende në shtëpitë shqiptare

Arkiva, Stil
portreti-5.jpg



Fotografi belg Frederik Buyckx, gjatë një udhëtimi në Shqipëri ka vënë në fokus të aparatit të tij jetën e përditshme në vendet rurale të Shqipërisë. Kjo seri e fotografive është quajtur “Moving Albania”. Fotografitë e tij paraqesin një jetë thuajse të mjerë të njerëzve që jetojnë në zonat rurale të Shqipërisë dhe janë origjinale, pa asnjë efekt mbi to. Këto fotografi mund të gjenden edhe në librin e fotografit të titulluar me po të njëjtin emër “Moving Albania”. Fotografi 30 vjeçar, Buyckx vjen nga qyteti Antw

erp i Belgjikës. Ai ka përfunduar studimet mastër në dizajnin reklamues në vendlindjen e tij më 2007. Frederik Buyckx në vazhdën e karrirës së tij ka punuar në magazinën National Geographic dhe në gazetën belge De Standard.