• |
ide | kryesore

Foto që pushtoi rrjetet sociale

Arkiva, Stil
lauraeata.jpg



Një gjest natyral, më natyrali në botë që një nën ti japë gji fëmijës së saj. Por, e bërë e veshur me jostumin e diplomimit është një histori tjetër. Kështu Jacci Sharkey, 24-vjeçare, e sapodiplomuar është bërë një shembull për shumë vajza të reja pas fotos së saj që ka bërë xhiron në internet. “Nuk duhet të braktisni karrierën për të patur fëmijë”. Është fraza që shoqëron këtë foto. Është mesazhi që Jacci Sharkey ka dashur tu japë vajzave që braktisin ëndrrën e tyre për t’u bërë nënë derisa nuk mendojnë së mund t’ia dalin. Suksesi i fotos e postuar në Facebook nga universiteti “Sunshine Coast” në Australi ka arritur mbi 231 mijë “like” në pak orë, mijëra komente dhe urime për lindjen e saj. “Nuk e prisja të kisha kaq sukses tha 24-vjeçarja për televizionin ABC – shumë persona më kanë shkruar duke më treguar se i kam bindur për të shkuar në Universitet – tha ajo. /lapsi.al/