• |
ide | kryesore

Robert Aliaj nuk është gay/ Ja gruaja dhe fëmijët e tij

Arkiva, Paparazzi
berti.JPG



Shumëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje, apo ndoshta është bërë pjesë edhe e tavolinave ku diskutohej look-u ose më keq akoma, seksualiteti i artistit kontraversial Robert Aliaj. I shfaqur në publik ndryshe, me një veshje glam-rock, syze dielli dhe gishta të lyer me maniqyr të zi, Berti shpesh herë është bërë objekt i paragjykimeve edhe nëpër rrjetet sociale. Për të kanë thënë se një burrë nuk mund të vishet ashtu, madje duke aluduar edhe për orientimin e tij seksual. E vërteta është se anëtari i jurisë së “Dance with me”, Robert Aliaj, prej 30 vitesh është i martuar me Mimozën, një shqiptare e cila jeton bashkë me fëmijët e çiftit në Bruksel.

Vetëm paraditen e sotme, Robert Aliaj ka preferuar të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të bashkëshortes të cilën e thërret Mimo, ndërsa më herët nëpër postime, ai ka shfaqur edhe fëmijët.

Kristi 24-vjeçar dhe Gala vetëm 8 vjeç, janë fëmijët e Bertit i cili nga ato që tregojnë miqtë e ngushtë, gjithë ditën këtu në Tiranë, vetëm për to flet.