• |
ide | kryesore

Bëmë mama të të ngjaj

Arkiva, Paparazzi
gjyste.jpg



Mund të thuhet me plot gojë se kjo është motra e këngëtares Gjyste Vulaj. Në fakt, është vajza e saj Rozana e cila tashmë ka mbushur 17 vjet. As vetë Gjyste Vulaj nuk mund ta besojë se kjo që shihni në foto është në të vërtetë vajza dhe jo motra e saj. Këngëtarja nga Mali i Zi ditë më parë ka postuar një status në Facebook së bashku me nëntë fotografi të vajzës së saj, Rozana.

“Motra imeee:))))”, shkruan fillimisht Gjystja sipër fotografive të vajzës, para se të tregojë se kjo është “shakaaaa”. “Vajza ime Roziii /17th birthday/”, vijon statusi i këngëtares. Edhe pse ende e re, Rozi duket se po shkon rrugës së të ëmës, pasi shfaqet super e nxehtë në fotografitë e postuara nga nëna e saj.