• |
ide | kryesore

Për herë të parë Sophia Loren flet për këtë foto

Arkiva, Paparazzi
sofia loren.jpg



Sophia Loren më në fund është prononcuar për fotografinë e saj të famshme, ku shfaqet e ulur në një tavolinë, duke parë gjoksin e Jayne Mansfield, e cila ka veshur një dekolte mjaft të hapur dhe provokuese. Behet fjalë për foton e vitit 1957, për të cilën Loren tregon se ajo ka qenë e frikësuar  dhe e tronditur nga pamja.

"Dëgjoni. Shikoni në foto. Ku janë sytë e mi? Unë jam duke parë gjoksin e saj, pasi jam e frikësuar se ai do të binte në pjatën time.  Në fytyrën time ju mund të shihni frikën. Kam qenë e frikësuar, për atë që fustani i saj mund të shpërthente, dhe gjithçka do të derdhej mbi tavolinë. “Paramount” kishte organizuar një festë për mua. Të gjitha yjet e kinemasë ishin aty, ishte e pabesueshme. Dhe pastaj vjen në Jayne Mansfield, e fundit. Ajo erdhi drejt në tryezën time. Ajo e dinte që të gjithë e shikonin" – shprehet Loren.

Loren thotë se i kanë kërkuar shumë herë të shpjegojë foton, por nuk e ka bërë këtë për shkak të respektit për Mansfield, e cila vdiq në një aksident me makinë në vitin 1967.

"Shumë, shumë herë ma kanë dhënë këtë fotografi për ta nënshkruar dhe më kanë kërkuar shpjegim. Unë nuk e kam bërë”.

Loren, tani 80 vjeç, ishte 23 në atë kohë, një bukuri që bëri bujë në Festivalin e Filmit të Kanës në vitin 1955. Biografia e Loren-it, "Dje, sot dhe nesër: jeta ime," doli ditën e martë. /shekulli/