• |
ide | kryesore

Adelina Ismajli ekspozon të pasmet për objektivin e Fadil Berishës

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Ajo vërtet po i mungon gjithnjë e më shumë skenave të Festivaleve. Videot dhe projektet e reja muzikore kanë disa kohë që kanë marrë pushimet për Adelina Ismajlin, por edhe në mediat sociale, fotot e të përditshmes së saj, i gjen me pikatore. E në këtë rrëmujë këngëtaresh të show biz-it, nuk bie thuajse fare në sy mungesa e performueses energjike të viteve '90. Deri sa, të shfaqet përpara syve e njëjta, siç e kujton i vogël, me pozat provokuese. Në fakt, kjo është foto më e re e Adelina Ismajlit ku edhe pse me parruke në koke, shprehja e fytyrës dhe trupi gjithnjë në formë tregojnë se Adelina është një dhe e vetme. Realizuar nga fotografi Fadil Berisha, këngëtarja nga Prishtina di të ekspozojë përpara objektivit një nga pjesët më sensuale të saj.