• |
ide | kryesore

De Biasi: Ai që hodhi dronin duhet të jetë paksa i çmendur

Arkiva, Sport
de biasi.jpg



“Droni? Dikush që bën diçka të tillë, duhet të jetë paksa i çmendur, por ajo gjë mund të ketë qenë edhe thjesht një provokim”. Kjo është deklarata më e fundit e trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasi mbi atë që ndodhi më 14 tetor në Beograd. Komentet janë bërë në Sky Sport. Tekniku italian, duke iu rikthyer incidentit, është shprehur se gjithça ndodhi për shkak të keqorganizimit nga ana e serbëve. Ai foli me rezerva të forta për forcat serbe të sigurisë. “E kam thënë me qindra herë se gjithçka erdhi nga keqorganizmi, por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se edhe forcat e rendit nuk lëvizën as gishtin e vogël, teksa ndodhnin ato incidente. Ishin gjëra, të cilat nuk i kisha parë kurrë. Kishte një urrejtjeje ndaj shqiptarëve që para se të shkonim në stadium”. Për De Biasin nuk ka dyshim që vendimi i UEFA –s është i padrejtë, por ai thotë se do të kishte qenë më mirë që droni të mos kishte hyrë në fushë.