• |
ide | kryesore

Facebook me një ikonë të re, nisin polemikat

Arkiva, Stil
mark zuk.jpg



Është shfaqur një ikonë e re në Facebook. Ajo ju lejon të dhuroni fonde. Kjo iniciativë bëhet për të mbështetur kërkimet për kundër virusit Ebola.

Në pjesën e sipërme të “Timeline” gjendet kjo ikonë për të cilën kanë lindur edhe polemika pasi jo të gjithë janë dakord për një gjë të tillë. Madje disa kanë shkruar me të mëdha në vetë faqen e Facebook se përse ky kolos i rrjeteve sociale nuk dhuron për këtë kauzë apo gjithçka bëhet për marketing?

Përgjigjen e ka dhënë vetë themeluesi dhe aksionari kryesor i Facebook Mark Zuckerberg: “Unë personalisht kamë dhënë 25 milion dollarë, ndërsa Facebook shpenzon miliona dollarë që të sigurojë internet në zonat e prekura nga virusi – thotë ai. /lapsi.al/

Ndërkohë Facebook po punon me Organizatën e “Kryqit të Kuq”,

“Save the Children” dhe “Unicef” për të mbështetur punëtorët që punojnë në vendet më të goditura si: Liberia, Sierra Leone dhe Guinea.