• |
ide | kryesore

UEFA zbardh arsyet e dënimit të Shqipërisë. 12 faqe mbërrijnë në FSHF

Arkiva, Sport
uefa.jpg



Më në fund Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit arsyetimin e saj të zbardhur dhe të argumentuar (megjithëse disa ditë më vonë se homologet e saj serbe) në lidhje me humbjen në tavolinë të ndeshjes 3-0, në 14 tetor  në Beograd ndaj Serbisë dhe gjobën prej 100 mijë eurosh. Vizion Plus njoftoi se ka siguruar raportin ekskluziv me 12 faqe të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s që i ka dërguar Federatës Shqiptare me argumentuat për vendimet . Sipas disiplinës, Shqipëria ka humbur ndeshjen në tavolinë sepse ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen. Por, megjithatë, shkruhet se “shqiptarët kanë deklaruar më parë se janë të pamundur për të vazhduar ndeshjen”. Sipas FSHF-së, raporti nuk u referohet provave të palës shqiptare. Në raportin e tij, Komisioni i Disiplinës së UEFA-s nuk i referohet çështjeve të sigurisë në stadium ndërsa nuk ka asnjë pikë për këtë çështje.

Disiplina e ka argumentuar edhe gjobën prej 100 mijë euro që sipas sja është vënë për shkak të dronit  me banerin që trazoi situaten, pasi sipas Komisionit deri në atë moment gjithçka ishte “normale” në atë ndeshje. FSHF ka deklaruar edhe më herët se do ta apeloje këtë vendim brenda tre ditësh dhe nëse është e nevojshme do ta çojë këtë çështje deri në KAS të Lozanës.