• |
ide | kryesore

“Linea Verde” e RAI1 reportazh në Shqipëri (foto)

Arkiva, Stil
linea4.png



Emisioni “Linea Verde” (një version italian e “Hapësirë e blertë”) mjaft i njohur në Itali dhe që transmetohet në RAI1 stacionin e rradhës e ka patur në Shqipëri. Grupi i gazetarëve Patrizio Roversi dhe Daniela Ferolla kanë vizituar mjaft fshatra shqiptarë të Shqipërisë së veriut dhe Shqipërisë së Mesme. Ata kanë qenë në Tiranë, Lushnje, Lezhë, Shkodër etj. Kanë parë nga afër fabrika të përpunimit të qumështit, tregjet ebabëtive, disa ferma, gratë që kultivojnë bimë medicinale, biznese interesante si “Mrizi i Zanave” apo dhe vilat turistike në veri të vendit. Gazetarët thonë se “Shqipëria është një vend atyraktiv dhe që duhet vizituar”. Ata vënë theksin tek shumë emigrantë që e kanë lënë Italinë dhe janë rikthyer në Shqipëri për të ndërtuar këtu jetën. Gazetarët e RAI-t nënvizojnë gjithashtu se edhe vizita e Papa Franceskut ka bërë që shumë të huaj të “kthejnë sytë” nga Shqipëria.