• |
ide | kryesore

Ledioni dhe Sara, më të dashuruar se kurrë

Arkiva, Paparazzi
ledion lico.png



Është një dashuri e vërtetë. Kështu mund të thuhet për lidhjen mes prezantuesit të Top Channel, Ledion Liço me vajzën e dytë të pronarit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha. Ledioni ka postuar së fundi një foto në Instagram ku shfaqet duke u puthur me Sarën, si provë se ata janë më të dashuruar se kurrë. Historia e tyre e dashurisë ka nisur kohë më parë, por është bërë publike vetëm këtë verë kur romanca mes tyre nuk arriti t’u shpëtonte syve të njerëzve, që i kishin parë duke u puthur në e përqafuar disa herë në makinën e Ledionit. Në sy ra gjithashtu prezenca e shpeshtë e Sarës tek rezidenca “Korda e Diellit”, ku Ledioni jeton prej të paktën dy vjetësh. Tashmë, dy të rinjtë nuk e fshehin më dashurinë e tyre, majde përpiqen ta tregojnë sa më hapur se sa shumë të dashuruar janë.