• |
ide | kryesore

Balerina Klaudia Pepa konkurrente tek “Amici”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Prima balerina e Tv Klan, Klaudia Pepa është konfirmuar si një nga konkurrentet e reja të talent-show’t të njohur italian “Amici”. Pas eksperiencave të shumta në spektaklet e kercimit e muzikës në televizionin që e zbuloi që fëmijë si fituese e “Gjeniu i vogël”, kercimtarja e trupës së baletit “Albi Nako Dance”, ka kaluar me sukses audicionin e programit të Maria De Filippit dhe pritet të jetë një nga surprizat e këtij sezoni. Nga programi “Amici” në Itali kanë marrë famë shumë balerinë shqiptarë si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Leon Cino, Klajdi Selimi etj.