• |
ide | kryesore

Deschamps: Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar

Arkiva, Sport
didier-deschamps.jpg



Shqipëria luan më 14 nëntor një miqësore ndaj Francës. Trajneri i “gjelave” Didier Deschamps thotë se “Shqipëria është një kundërshtar për tu vlerësuar. “Dimë shumë për Portugalinë dhe Serbinë, ndërsa Armenia dhe Shqipëria janë dy ekipe që po bëjnë progres vitet e fundit. Kemi parë Shqipërinë se çfarë bëri në Portugali, duke vënë në vështirësi një ekip me emra, madje duke marrë edhe fitoren atje. Por këto ndeshje për ne janë përgatitore, për të qenë sa më konkurrues në këtë periudhë 2-vjeçare para Europianit” – ka thënë Deschamps.

Ndërkohë trajneri i Italisë, Antonio Conte ka deklaruar se është mundësia që Mario Balotelli të luajë ndaj Shqipërisë në miqësoren që do të zhvillohet në Xhenova më 18 nëntor. /lapsi.al/