• |
ide | kryesore

Ja çfarë i bën marijuana trurit

Arkiva, Stil
cervelo.jpg



Kjo do të ishte foto e trurit nga efektet e marjuanës. E kanë bërë këtë studiuesit e “Center for Brain Health” në Universitetin e Teksasit në Dallas. Në një artikull të publikuar së fundmi në “Proceedings of the National Academy of Sciences” shkencëtarët përshkruajnë për herë të parë anomalitë e funksionimit të strukturave cerebrale nga përdorimi i marijuanës për një kohë të gjatë. Kjo u bë duke përdorur disa teknika të rezsonancës manjetike. Rezultatet treguan se përdoruesit e “barit” kanë një volum të trurit më të vogël në nivelin orbitofrontal.

Kjo është pjesa e trurit e lidhur zakonisht me varësitë, por studimi gjeti lidhje edhe më të mëdha në tru. "Ne kemi parë një rritje të qëndrueshme në rastet e përdorimit të marihuanës nga viti 2007, – tha studiuesi Francesca Filbey – megjithatë, hulumtimi mbi efektet e saj në afat të gjatë mbetet i dobët, pavarësisht nga ndryshimet në legjislacion dhe debati i vazhdueshëm rreth kësaj teme relevante të shëndetit publik"

Prandaj ekipi zgjodhi për të studiuar 48 përdorues të rritur të marihuanës (që pinë të paktën 3 cigare në ditë). Testet njohëse kanë treguar se përdoruesit kronikë të marihuanës kanë një IQ më të ulët se të jo-përdoruesit, por dallimet nuk duket të jenë e lidhura me anomalitë e trurit, sepse nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis mungesës së inteligjencës dhe reduktimit të vëllimit të trurit.

Ajo që është më e rrezikshme sipas studiuesve është dëmtimi i materies “gri” të trurit nga konsumimi i vazhdueshëm i marijuanës. /lapsi.al/