• |
ide | kryesore

Më mirë një qen sesa një i fejuar!

Arkiva, Stil
qeni ok.jpg



Mijëra vjet bashkëjetesë na kanë mësuar se qentë nuk janë vetëm miqtë më të mirë, por edhe zëvendësuesit e duhur të të fejuarve…

Vitet kalojnë dhe numri i personave që keni takuar gjatë gjithë jetës rritet gjithnjë e më tepër…disa kanë mbetur në zemrën tuaj, me të tjerët jeni lodhur për t’i hequr qafe, ndërsa disa të tjerë nuk të kanë impresionuar kurrë. Një nga dashuritë më të mëdha dhe më të vërteta që mund të takojmë ndonjëherë përgjatë jetës, është ajo e një individi altruist, që na dedikohet me gjithë zemër, që nuk ia mbath, por përkundrazi dëshiron të afirmojë afërsinë e tij. Fatkeqësisht, një dashuri e tillë mes njerëzve është shumë e rrallë. Por mes një njeriu dhe një qeni është më shumë se e realizueshme! Ndaj, ja dhjetë motivet për të cilat një qen është me siguri më i mirë se një i fejuar:

1. Është gjithmonë besnik në çdo rast

Nëse do të binit “në dashuri me dikë tjetër”, ai mund të ishte një qen që nga ana e tij do ju donte deri në çmenduri. Do të ishit një lumturi e përbashkët e përbërë nga “individë” që duhen shumë dhe respektohen dhe në këtë rast se më shumë të jenë, aq më mirë është!

2. Ka gjithmonë dëshirë për të dalë

Edhe pse mund të jetë 3 muajsh apo 20 vjeç pak rëndësi ka, sapo dëgjon “shkojmë të bëjmë një xhiro”, është gati që të zbulojë gjithë botën! Nuk ka ndeshje futbolli dhe videolojëra që mund ta pengojnë atë për të qëndruar apo për të dalë me ju, kudo që dëshironi.

3. Ju kupton shumë

Sa e sa herë mund t’ju ketë ndodhur që i keni dhënë një shikim atij tuajit me shpresën se do të shkëmbenit një shikim romantik, por në vend të kësaj ai të ka thënë: “Çfarë ke”? Me një qen nuk ndodh, nuk dihet se përse, por mjafton një gjest fare i vogël që ai të kuptojë nëse jeni gati për të dalë, për të ngrënë, për të shkuar në shtrat për të fjetur, ose për të qëndruar në divanin e sallonit.

4. Nuk ju pyet se çfarë ka për drekë ose për darkë

Për të mjafton që ka diçka për të ngrënë dhe pret me padurim që tasi i tij të jetë plot për ta shijuar, si të ishte për shembull lazanja më e mirë e historisë.

5. Këmbët nuk i mbajnë erë të keqe!

Edhe në rast se vjen pak erë të keqe, me pak ujë dhe uthull mund ta lani gjithmonë. Dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar…

6. E kupton atë ç’ka i kërkon të bëjë dhe e bën!

Nuk është e nevojshme që të japim shpjegime për këtë rast, sepse kush ka një qen në shtëpi, e kupton shumë mirë aftësinë e tij të të kuptuarit dhe gatishmërinë e menjëhershme!

7. Në shtrat nuk do t’ju “ngrijë” me këmbët e tij të ftohta

Në shtrat nuk do t’ju “ngrijë” me këmbët e tij të ftohta, por do t’ju ngrohë duke u përkëdhelur pas jush. Sigurisht se ndonjëherë bëhet bezdisës, por e vështirë se mund t’ju japë ndonjë “grusht” në fytyrë.

8. Sheh me ju “Sex and The City”

Sheh me ju “Sex and The City”, programet e kuzhinës dhe filmat më romantikë pa u “shfryrë”, apo pa gërhitur teksa e zë gjumi në sallon.

9. Ju pranon ashtu siç jeni

Kur jeni duke folur në telefon me një shoqe, nuk ju bën asnjë shenjë që të ulni zërin, por përkundrazi, çohet dhe shkon te dhoma tjetër.

10. Është gjithmonë pranë jush

Është gjithmonë pranë jush, në të mirë edhe në të keq. Në rastet kur do të jeni të nervozuara ose të stresuara qeni juaj do t’ju qetësojë menjëherë. Pra askush nuk mund të jetë më i mirë sesa një qen për gjërat e sipërpërmendura. /GazetaShqip/