• |
ide | kryesore

Ronaldo: Messi, ai bir k*rve”!

Arkiva, Sport
roni mesi.jpg



Nëse dikush tek Real Madrid përmend emrin e Lionel Messit në prani të Cristiano Ronaldos, ky i fundit e ka një nofkë goxha ofenduese për argjentinasin e Barcelonës. Ronaldo nuk e thërret kurrë në emër dhe nëse bie fjala për të ai e quan thjesht “bir k*rve”!!! Këtë fakt e nxjerrë në publik gazetari spanjoll Guillem Balague në një libër të publikuar së fundmi në vendin e tij.  “Ronaldo, ndoshta si sinonim i papjekurisë që vjen tek shumë futbollistë, mendon se është e nevojshme të shfaqë një fytyrë të guximshme tek bashkëlojtarët e tij. Ai përpiqet të mos shfaqë frikë ndaj Messit dhe të jetë në të njëtin nivel me të” – shkruan Balague në librin e tij, pjesë të të cilit janë publikuar nga “Daily Telegraph”. “Gjithçka në mënyrë mashkullore, gjithçka e rreme. Dhe, për këtë arsye, sipas disa futbollistëve të Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka një nofkë për Messin: “mother f**r” (bir k**rve), ndaj edhe kur dikush tjetër nga klubi flet për Leon, ai e përdor atë fjalë” – tregon Balague. /lapsi.al/