• |
ide | kryesore

Taçi kërkon Parmën, pronari Ghirardi: Mjaft me budallallëqe!

Arkiva, Sport
taciii.jpeg



Emri i Rezart Taçi del edhe një herë në dritë në mediat sportive italiane. Duke iu referuar lajmit të një televizoni lokal në Parma se biznesmeni shqiptar është në tratativa për blerë klubin e futbollit të Parmas gazetat më të mëdha italiane i kanë bërë jehonë lajmit. I njëjti burim shkruan se Taçi është pjesë e një bashkëpunimi me një sipërmarrës rus që nuk dëshiron të bëhet publik. Lajmi ka qarkulluar gjatë gjithë ditës së hënë ndërsa gjithçka është përmbysur në mbrëmje. Ka qenë vetë pronari i klubit të Parma-s Tommaso Ghirardi që ka deklaruar për ekskluzivisht për portalin “Tuttomercatoweb.com” se gjithçka është e pavërtetë. “Gjithçka është e pavërtetë. Mjaft me këto budallallëqe!” – ua ka prerë shkurt gazetarëve pronari i Parma-s.

Ky është rasti i disatë që emri i Taçit del në tratativat për blerjen e një klubi italian të futbollit. Kohë më parë ai u përfol si i interesuar për blerjen e Bologna, Milan apo Genoa, por gjithçka mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve. Redaksia e “Tuttomercatoweb.com” ka kontaktuar për këtë ish-pronarin e Bologna, Renzo Menarini që në vitin 2009 u hyri bisedimeve për shitjen e klubit tek biznesmeni shqiptar. “Është një person që nuk e mbajti fjalën në atë kohë. Me Bologna nuk dëshmoi një interlokutor të besueshëm. Me të tjetër nuk di si do sillet” – ka deklaruar ai.

“Gazzetta di Parma” bën sot një përmbledhje të emrave që përfliten për blerjen e klubit të futbollit të Parma. Mes tyre është edhe Cordata Becchetti. Bëhet fjalë për grupin e investitorëve romanë që ka në krye Francesco Becchetti, (pronar i Agon Channel). Ne listë është edhe Massimo Moratti, ish-pronari i Inter si dhe pronari i “Segafredo”, Massimo Zanetti./lapsi.al/