• |
ide | kryesore

A po e imition Edi Rama, Ibrahim Rugovën?

Arkiva, Pikante
rama rugova.jpg



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bwri një gjest të bashkimit të duarve në Preshevë, e cila simbolizon unitetin, dhe shumëkujt i kujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Ky i fundit, në tubimet e ndryshme shfaqej me të njëjtin gjest, bashkimin e duarve dhe shallin që nuk e hiqte asnjëherë.

Presidenti Rugova ishte lideri i pakontestueshëm në Kosovë, falë edhe gjesteve të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë udhëheqjes së Rugovës ishte partia më e madhe në vend, duke e lënë shumë mbrapa me vota Partinë Demokratike të Thaçit. Ky i fundit fitoi zgjedhjet në fund të vitit 2007, në kohën kur LDK-ja udhëhiqej nga Fatmir Sejdiu.

Tradicionalisht kosovarët kanë qenë më shumë të lidhur me demokratët në Shqipëri, ndërsa lideri historik i tyre, Sali Berisha, është konsideruar si “ikonë” e patriotizmit ndër politikanët shqiptarë.

Ndërsa përkrahjen masive të shqiptarëve të Kosovës Edi Rama si duket e ka fituar në takimin e bujshëm në Beograd, ku ia tha homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, të vërtetën troç se Kosova është e pavarur dhe se ky është një realitet i patjetërsueshëm. Këto deklarata të Ramës Vuçiq i cilësoi si poshtëruese për shtetin serb./Zëri/