• |
ide | kryesore

Kim Kardashian nudo në kopertinën e “Paper Magazine”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Revista "Paper Magazine" ka postuar surprizë në twitter kopertinën e saj të re, edicioni i dimrit, me komentin "break the internet Kim". Dhe vertetë, vetëm në pak orë, fotoja ku ylli i reality show-t amerikan Kim Kardashian shfaqet me shpinë – nudo, ka arritur një numër të jashtëzakonshëm shikimesh dhe shpërndarje. Kjo për shkak se është një nga pozat më provokuese të realizuara ndonjëherë për kopertinë nga 34-vjeçarja, e famshme për formën dhe madhësinë e vitheve të saj. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet ku thuhet se është përdorur photoshop, pasi në këtë pozë të mbuluar me vaj, Kim Kardashian shfaqet me vithet më rrumbullake se kurrë.