• |
ide | kryesore

Zvicra u ndalon shqiptarëve të saj të festojnë me shqiponjë. Reagon Kasami

Arkiva, Sport
kasami_9629.jpg



Pajtim Kasami ka thënë se duke formuar shqiponjën dy krenare nuk ka dashur ta fyej askënd. Së fundi, në përfaqësuesen e Zvicrës është vendosur që futbollistët shqiptarë nuk do të festojnë golat me shpinojnë. Ky vendim është marrë para përballjes mes Zvicrës dhe Lituaninë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Kjo temë është diskutuar pasi së fundi Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka kanë festuar golat me ekipet e tyre (Olympiacos dhe Borussia Monchengladbach) duke formuar me gishtërinj shqiponjën dy krenare. Kurse, pas këtij vendimi, ka folur mesfushori i ekipit grek Pajtim Kasami. Ky i fundit thotë se duke formuar shqiponjën dy krenare nuk ka dashur ta lëndojë askënd. "Unë nuk kam dashur të lëndoj apo të fyej ndokënd me këtë përshëndetje. Ky ishte një veprim spontan. Doja të përshëndesja familjen time. Edhe si një fëmijë isha i impresionuar nga shqiponja dy krenare e flamurit shqiptar. Por e gjithë kjo ishte politike tani”, ka deklaruar Kasami për Blick.