• |
ide | kryesore

Katari nuk ka korruptuar për të fituar botërorin

Arkiva, Sport
blater.jpg



Katari pritet që të lehtësohet nga akuzat për korrupsion në procesin tenderues për organizimin e Botërorit të Futbollit 2022 kur këtë të enjte të botohet i plotë raporti investigues i FIFA-s. Akuzat që rëndonin mbi vendin e vogël të Gjirit ishin se Katari fitoi të drejtën për  pasi zyrtarë të lartë të FIFA-s u paguan rreth 3 milionë paund për të mbështetur kandidaturën e tij. Megjithatë, gjykatësi etik i pavarur i FIFA-s, Hans Joachim Eckert, nuk pritet që të rekomandojë një rivotim. Katari mundi në garën për Botërorin 2022 kandidaturat e Australisë, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë. Vendimi u konsiderua surprizues dhe çoi në një numër akuzash që përfshinë jo vetëm procesin tenderues për Botërorin 2022, por edhe për atë që do të organizohet në vitin 2018. Fituesi për organizimin në 2018 të Kupës së Botës në Futboll u shpall Rusia, e cila mundi kandidaturat e Anglisë (e cila mori vetëm 2 vota), si dhe kandidaturat e përbashkëta të Hollandë/ Belgjikë dhe Spanjë/ Portugali.

Votimi për Botërorin 2018  

 

Raundi 1

Raund 2

Rusi

9

13 (shumica)

Spanjë/Portugali

7

7

Hollandë/Belgjikë

4

2

Angli

2

       

 

Komiteti  organizues i kandidaturës së Katarit i ka mohuar gjithmonë akuzat, megjithatë një hetim u urdhërua dhe u krye I drejtuar nga investigatori etik i pavarur  Michael Garcia.

Juristi amerikan u ngarkua me detyrën që të investigojë për të dyja proceset, si për atë të 2022, ashtu dhe për procesin tenderues për organizimin e vitit 2018. Përgjatë një periudhe 2 vjeçare. Garcia intervistoi individë të lidhurt me të 9-ta kandidaturat për evenimentet sportive në fjalë dhe konkludoi në një raport 430 faqe, i cili u dorëzua për gjykim në fillim të Shtatorit.  

Pasi studioi gjetjet e Garcia-s, gjykatësi gjerman Eckert, nxorri nja përmbledhje prej 42 faqesh që bëhet publike këtë të enjte. Raporti jo vetëm që ka liruar Katarin nga akuzat, por besohet se penalizon Shoqatën Angleze të Futbollit për sjelljen e saj gjatë proçesit të kandidimit. Ajo akuzohet se ka përdorur marrëdhëniet e saj me ish zëvendës presidentin e FIFA-s, Jack ëarner, i cili u pezullua nga detyra e tij për sa kohë që hetimi ndaj akuzave për korrupsion ndaj tij, vazhdojnë.

Votimi për Botërorin 2022  

 

R1

R2

R3

R4

Katar

11

10

11

14 (shumica)

USA

3

5

6

8

Korea e Jugut

4

5

5

Japoni

3

2

Australi

1