• |
ide | kryesore

Arian Çani: Do t’i bëj m… kush shpif për mua!

Arkiva, Paparazzi
cani.jpg



Lajmi se Arian Çani kishte përplasur një makinë të përfaqësisë diplomatike në Shqipëri është përhapur ditët e fundit në vendin tonë. Sipas këtij lajmit, moderatorit të “Zonë e lirë” në Tv Klan i ishte marrë edhe patenta. E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e Çanit, ku ka sqaruar se ky lajm ishte totalisht i pavërtetë. “Është e gjitha një shpifje dhe do t’i bëj m… të gjithë atyre që shpifin kundër meje”, – është shprehur moderatori i “Zonë e Lirë”. Kjo nuk është hera e parë që gazetari përfshihet në të tilla lajme. Edhe më herët ka qarkulluar lajmi se policia i kishte marrë patentën për tejkalim me semafor të kuq. /Bluetooth/