• |
ide | kryesore

Klitschko mbron titullin botëror në boks, shemb në tapet Pulev në raundin e 5 -të (video e plotë)

Arkiva, Sport
klitschko pulev.jpg



Në Hambur të Gjermanisë, aty ku 18 vjet më parë nisi karrierën në boksin profesionist, ukrainasi ëladimir Klitschko mbrojti për të 17 -tën herë titullin botëror për peshat e rënda. Sfidanti ishte bullgari Kubrat Pulev. Aspak e lehtë për të, ndonëse ishte shprehur se do t'ia rrëmbente brezin e artë. Por kampioni 38 -vjeçar e rrëzoi 4 herë në tapet. Herën e fundit, në raundin e pestë, Pulev nuk arriti të ngrihej në kohë. Ukrainasit do t'i duhen edhe 2 fitore për të arritur vendin e dytë në listën e boksierëve më me shumë tituj në histori. Aktualisht ky vendi mbahet nga Lerri Holms, ndërsa në vend të parë me 25 fitore titujsh botërorë qëndron legjendari Joe Louis.