• |
ide | kryesore

Pse na dhemb shpina?

Arkiva, Stil
shpina.jpg



Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë. Kështu thotë njw sondazh i kohëve të fundit. Disa nga arsyet e dhimbjes së shpinës janë të dukshme: Jeni vendosur në mënyrë të gabuar kur keni ngritur fëmijën ose ngarkesa të tjera, keni luajtur futboll tërë ditën, për herë të parë pas dy dekadash. Megjithatë, shpesh ndodh që shkaqet e dhimbjes janë të paqarta. Ja cili mund të jetë shkaku i dhimbjeve të shpinës?

Muskujt e dobët abdominalë

Shkaku mund të jenë muskujt e dobët të barkut. Është e nevojshme të bëni ushtrimet e barkut për pesë minuta në ditë.

Zgjerim i aortës

Zgjerimi i aortës gjithashtu është e mundur që të jetë shkaku i dhembjeve në shpinë. Dhimbjet mund të ndjehen për ditë apo muaj, por gjithashtu mund të ndodhin krejt papritur. Shumica e njerëzve ndjejnë dhimbje ose në mes të “lopatëzës” në anën e pasme apo dhimbje therëse që shkon nga kërthiza drejt pjesës së fundme të shpinës. Është shqetësuese nëse dhimbja bëhet e fortë dhe nuk ndalet edhe pasi të pushoni, veçanërisht në qoftë se lëkura juaj në njërën ose të dyja këmbët është shumë të zbehtë, ose në qoftë se dhimbja shoqërohet me rrahje zemre të shpejtë.

Infeksioni vertebral

Rezonanca magnetike mund të tregojnë modele të pazakonta në shpinë. Në një studim, hulumtuesit kanë marrë mostrën e rruazave të shpinës te pacientët që kanë operuar disk hernia-në. Ata kanë zmadhuar strukturat dhe gjetën se gati gjysma e pacientëve kishin infeksione të indeve kurrizore.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Në diskun e mesit është një substancë si-xhel, kërc intervertebral, e cila quhet “nukleus pulposus”. Derisa lëvizni, lëngu vertebral derdhet vazhdimisht brenda dhe jashtë. Por, pas disa orësh ulur, ka pasur një pompim të lëngjeve, por jo edhe kthimi i tyre në rruaza të shpinës. Prandaj, shtylla kurrizore bëhet më pak elastike dhe më lehtë vjen deri te lëndimet. /Zëri/