• |
ide | kryesore

Rita Ora, koncert në Prishtinë më 28 Nëntor

Arkiva, Paparazzi
rita ora prishtine.jpg



Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora pritet që më 28 Nëntor të vijë në Kosovë për të festuar festën e flamurit kombëtar. Ajo me këtë rast do të performojë me disa këngë në sheshin “Nënë Tereza” ku edhe pritet të elektrizojë atmosferën me adhuruesit e shumtë kosovarë. Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se ardhjen e Rita Ora do ta mundësojë PTK e cila po atë ditë do të lëshojë shërbimin me të ri të saj 3G. “PTK i ka bërë ofertë Rita Orës që të vijë në Kosovë më 28 nëntor që të peformojë në një koncert në Prishtinë për këtë festë. Po këtë ditë Vala do të hedhë për të gjithë klientët e saj shërbimin më të ri të internetit në telefonat mobil 3G. Ende nuk është konfirmuar ardhja e sigurt e Orës në Kosovë, por ne shpresojmë se ajo do të pranojë ofertën tonë” – ka thënë burimi. /ORAinfo/