• |
ide | kryesore

Sfida e italianit/ 48 orë të gjejë gjilpërën në kashtë!

Arkiva, Stil
hashta.jpg



Të kërkosh gjilpërën në kashtë! Një fjalë e urtë kjo që simbolizon diçka tejet të vështirë për t’u arritur. Por për një artist italian, përpjekja për t’iu përgjigjur pyetjes nëse kjo mund të bëhet vërtet, e ka shtyrë ta provojë.

Sven Saksalber ka ngritur kështu një mullar të lartë me kashtë, brenda Galerisë “Palais de Tokyo” në Paris dhe do të përpiqet të gjejë brenda 48 orëve gjilpërën e fshehur aty brenda nga Drejtori i galerisë, Zhan de Loisi.

Afati prej 48 orësh është vendosur me hamendje, pasi Saksalberit mund t’i duhen pak minuta për ta gjetur gjilpërën, por ndoshta mund t’i duhen edhe ditë apo javë, duke kërkuar mes kashtës. Sipas vetë artistit, projekti ishte mjaft praktik dhe do të pëlqehej nga publiku.

“Është si të luash në lotari, nuk e di nëse do të fitosh apo jo, por shpreson të fitosh, përndryshe nuk do të luaje. E njëjta gjë është edhe me këtë projekt. Edhe pse është i vështirë, sepse të kruhet trupi, më duket diçka e këndshme dhe të gjithë e kuptojnë se ç’po bëhet”, tha Saksalber.

Artisti italian që jeton në Nju Jork, ka kryer edhe më parë aktivitete të tjera të pazakontë, edhe të rrezikshme, në emër të artit, si ngrënia e kërpudhave të helmuara apo mbyllja për 24 orë në një dhomë bashkë me një lopë, veprime që ai shpjegon se i ka bërë vetëm për t’i provuar./Oranews/