• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali: Po jam shtatzanë dhe pres një vajzë

Arkiva, Paparazzi
elisa-spiropali (1).jpg



Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali është shtatzënë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e bëri të ditur vet Spiropali në fillim të emisionit ‘Studio e Hapur” të Gazetares Eni Vasili. Elisa u shpreh se kjo është gjëja më e bukur që mendon për momentin. “Unë jam duke pritur me shumë dëshirë një vajzë. Kjo është e para studio ku unë e them. Këto gjëra janë shumë personale dhe intime, por unë kam kënaqësinë ta ndaj me ju dhe kjo është gjëja më e bukur që mendoj aktualisht”- u shpreh Drejtoresha e Doganave e cila pak javë më parë u martua në një dasëm diskrete me Salarion Totaj.