• |
ide | kryesore

Komentet e De Biasit dhe Contes pas ndeshjes

Arkiva, Sport
conte_7649.jpg



Trajneri italian i Shqipërisë Gianni De Biasi tha se ka mbetur i mahnitur nga tifozët kuqezi në stadiumin e Genoas. Në mikrofonat e Rai-t ai tha se të paktën italianët u mposhtën me tifozë në tribuna. “Të paktën arritëm t’i mundim në tribuna italianët dhe besoj se gjithçka shkoi mirë. Ishte një ndeshje të cilën e luajtëm mirë. U mposhtëm, por nga fusha nuk dolëm të humbur. Besoj se skuadra po ecën në rrugën e duhur” – tha De Biasi.

Edhe italiani Antonio Conte ka mbetur i kënaqur me fitoren 1-0 kundër Shqipërisë. Gjithsesi, ai theksoi se priste më shumë nga ky takim dhe se skuadra e tij duhet të bënte një lojë më të mirë ndaj shqipatrëve. “Unë prisja më shumë. Na duhet më shumë dëshirë për të punuar. Ne dëshmuam se nëse duam, mund të bëjmë diҫka. Askush nuk do të na ndihmojë, kësisoj ne duhet vetë të arrijmë – tha Conte./lapsi.al/