• |
ide | kryesore

Ermir Lenjani drejt Gjermanisë?

Arkiva, Sport
lenjan.jpg



Ermir Lenjani po shkëlqen me Kombëtaren shqiptare dhe këtë e kanë vërejtur klubet e ndryshme evropiane. Futbollisti kosovar e ka konfirmuar dëshirën për t’u larguar nga St. Galleni gjatë janarit dhe me këtë rast, ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar. Gazeta “Zëri” e Kosovës citon mediat gjermane, sipas të cilave futbollistit të krahut të majtë ia kanë vënë syrin tri skuadrat nga Bundesliga: Stuttgart, Koln dhe Eintracht Frankfurt. Madje, thuhet se menaxherë të ndryshëm po i ndjekin me kujdes paraqitjet e përfaqësuesit shqiptar. Në ndeshjet me Francën dhe Italinë ata kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e 25-vjeçarit. Gjithashtu, edhe skuadrat angleze po e vëzhgojnë situatën e futbollistit kosovar.