• |
ide | kryesore

Filip Djordjevic:Në Evropian shkojmë para Shqipërisë

Arkiva, Sport
djordjevic.jpg

Filip Djordjevic megjithatë do të vazhdojë të luajë me Përfaqësuesen e Serbisë.Edhe pse mediat serbe një ditë më parë shkruan se Filip Djordjevic, është larguar nga Përfaqësuesja e Serbisë, një gjë e tillë nuk del të jetë e vërtet. Vetë lojtari kete te enjte ka folur për Sky Italy, duke thënë se shpreson që Serbia të kualifikohet në Evropian para Shqipërisë.

“Incidenti në ndeshjen kundër Shqipërisë nuk është i mirë për futbollin, por për të gjitëh ne ai tregim ka përfunduar”, u shpreh Djordjevic.

“Ne duam ta përmirësojmë gabimin nga fillimi i kualifikimeve dhe të shkojmë në Kampionatin Evropian në Francë”, shtoi tutje futbollisti serb. Gazetat serbe kishin njoftuar se ai ishte tërhequr nga ekipi kombëtar. Sipas portalit serb, Kurir, Filip Djordjeviç ka refuzuar të luajë në miqësoren ndaj Greqisë. Sulmuesi i Lazios ishte rezervë, derisa në pjesën e dytë u ftua nga trajneri i përkohshëm i Serbisë, Radovan Ćurčića, (pas dorëheqjes së  Dick Advocaat) që të futet në lojë, por Djordjeviç refuzoi një gjë të tillë. Sipas këtij portali, Djordjeviç, i ka thënë stafit të Serbisë që tash e tutje mos të llogarisin në të pasi do të pensionohet nga përfaqësuesja pasi është i pakënaqur që është zgjedhja e tretë e trajnerit. Serbia bën pjesë në të njëjtin grup me Kombëtaren shqiptare në kualifikimet për Euro 2016. Por, ekipi kuqezi ka katër pikë të grumbulluara, tre më shumë sesa Serbia që është e treta.

 

Kthehu