• |
ide | kryesore

Gjendet e vdekur Miss Hondurasi

Arkiva, Paparazzi
honduras.jpg



Bukuroshja Maria Jose Alvarado që është shpallur Miss Hondurasi, është gjetur e vdekur së bashku me motrën e saj në një fshat të vogël, gati një javë pasi ishin shpallur të zhdukura. Miss-i do të udhëtonte të dielën për në Londër që të merrte pjesë në garën Miss World, por ajo dhe motra e saj u zhdukën pasi ishin larguar nga një aheng ditëlindjeje. Lajmet se trupat e Miss Avarados, 19-vjeçare, dhe motrës së saj Sofia Trinidad, 23-vjeçare, janë gjetur të vdekur vijnë vetëm pak orë pas arrestimit të Plutarco Antonio Ruizit, i dashuri i Missit që dyshohet për vrasjen e saj.