• |
ide | kryesore

Xhenova pushtohet nga shqiptarët (15 foto)

Arkiva, Sport
squadrone.jpg



Rreth 23  mijë tifozë shqiptarë pushtuan stadiumin e Genoas për takimin Itali-Shqipëri. Edhe e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” i ka vlerësuar lartë tifozët shqiptarë të cilët kanë qenë shumë larg shqetësimeve që kanë cuar në Itali të singjashmit e tyre serbë apo koroatë. Gjithë këtë ndryshim e shprehte kjo fotografi e një grupi shqiptarësh ku ishte shkruar në italisht "Erdhëm me gomone dhe tani jemi bërë me skuadër" (foto lart).

 
Gazzetta dello Sport thekson se një atmosferë e tillë ishte e nevojshme pas ndeshjes me Kroacinë, ku tifozët u përleshën në stadium. Pak keqardhje që me tre tifozët që hynë në fushë, por asjë më tepër. Ishte një leksion që shqiptarët ia dhanë edhe UEFA –s, e cila vijon të jetë në qendër të kritikave të opinionit publik në Shqipëri, pas vendimeve të saj për dhunën në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Ajo citon edhe trajnerin De Biasi, i cili kishte mbetur i impresionuar që kishte gjetur tifozë të shumtë shqiptarë edhe në Islandë. E më pas ai ishte shprehur se e kishte kuptuar që “ky ishte një pasion i vërtetë, i pakapërcyeshëm e gjenuin”.
 
 
 
 

Edhe Plisat ishin disa nga tifogrupet shqiptare ndoqën nga afër sfidën Itali-Shqipëri. E, për ta veҫuar prezencën e tyre në Xhenova, ata lanë edhe mbishkrime në rrugë duke u identifikuar si tifozë shqiptarë nga Prishtina.