• |
ide | kryesore

Angelina Jolie i thotë lamtumirë aktrimit

Arkiva, Paparazzi
cd377689-77b2-4a99-b0f6-cabf77e1214f_angelina-jolie-breast-cancer-double-mastectomy.jpg



Aktorja Angelina Jolie ka konfirmuar gjatë një interviste për revistën franceze “Du Jour” se nuk do të aktrojë më. Jolie ka thënë se nuk dëshiron të jetë më përpara prozhektorëve dhe kamerave, por do t’i dedikohet plotësisht punës së saj si regjisore. Ajo tashmë ka përfunduar filmin e dytë të titulluar “Unbroken”, që bazohet në historinë e vërtëtë të një garuesi të lojrave Olimpike, i cili u bë pilot i Forcave Ushtarake Amerikane. Angelina gjithashtu po merr pjesë në filmin e shumëpritur të titulluar “By the Sea” ku do të luajë krah bashkëshortit të saj Brad Pitt dhe tashmë mendohet se ky do të jetë personazhi i fundit, që Jolie interpreton.