• |
ide | kryesore

“Provokacja”, fëmijët bënë shqiponjën në nisje të Greqi-Serbi (video)

Arkiva, Sport
femijet.jpg



Mediat serbe po i japin jehonë një tjetër gjesti të ndodhur në nisje të sfidës së futbollit Greqi – Serbi. Gazeta serbe “Kurir” ka publikuar sot një video gjatë ekzekutimit të himnit të Serbisë në ndeshjen miqësore të fundjavës së kaluar me Greqinë në Kretë. Gjatë ekzekutimit të himnit, fëmijët që shoqëronin futbollistët serbë përpara ndeshjes, bashkuan dy duart për të formuar shqiponjën. Ky veprim i vogëlushëve u shpëtoi futbollistëve në fushë, por jo mediave serbe të cilat me të badhe sërish po e konsiderojnë “Provokacja”./lapsi.al/