• |
ide | kryesore

Tragjedia e portierit të Partizanit. Ja fjalët e tij të fundit pas vdekjes së gruas që sapo lindi

Arkiva, Sport
hoxha_7219-1.jpeg



Bashkëshortja e portierit të ekipit të Partizanit dhe Kombëtares tonë të futbollit, Alban Hoxha, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Para disa ditësh Lapsi.al botoi një lajmërim për shtyp që klubi i Partizanit kishte nxjerrë ku shprehte mbështetjen e klubit dhe tifozëve të Partizanit  ndaj portierit Hoxha, i cili po kalonte momente të vështira. Bashkëshortja e tij prej disa ditësh po luftonte për jetën pas komplikacioneve të krijuara menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe mbrëmjen e ditës së djeshme ajo ndërroi jetë. Alban Hoxha, ka shkruar një mesazh emocionues pas vdekjes së bashkëshortes së tij. Përmes rrjeteve sociale, ai shkroi se do ta rrisë fëmijën e tyre sikurse të ishte bashkëshortja e tij gjallë. 

Ja mesazhi i Hoxhës: 

"Ti ike, por je ende këtu me mua. Je ende pranë engjëllit tonë, që do ta rris njëlloj sikurse ti të jesh gjallë. Do jesh pranë nesh në ҫfardo gjejë që të bëjmë. 

 

Edhe pse s’duhet t’ikje, ti kë lënë një kujtim prapa që s’mundem të t’harrojë edhe nëse jëtojë dy jetë, peng do të kem gjithë jetën. 

 

Doja aq shumë që engjëlli jonë të të thirrte një herë të vetme “MAMA”, por kështu ishte shkruar. 

 

Një engjëll la, një engjëll pas…Ti je forca ime, ti je gjithmonë pranë nesh, ti je akoma këtu me mua”. 

 

 

Të shumtë kanë qenë sportistët, tifozët dhe drejtuesit e futbollit shqiptar që i kanë shprehur portierit Hoxha ngushëllimet e tyre. Një prej futbollistëve të kombëtares Mërgim Mavraj shkruan: “I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta portierit të Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha për humbjen e një nga personave më të dashur në jetë, gruas. Zoti ta lehtësoftë dhimbjen.”