• |
ide | kryesore

Ambasadori Arvizu pastron Bregun e Lumit (fotot)

Arkiva, Paparazzi
arvizu 1.jpg



“Të pastrojmë Shqipërinë” është aksioni që ka nisur paraditen e sotme në shumë zona problematike të vendit, ku vullnetarë dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, kanë dhënë kontributin e tyre në mbledhjen e mbeturinave. Një prej tyre, siç shihet edhe nga fotot, ka qenë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në largim, Alexader Arvizu i cili ka zgjedhur një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit për të treguar gatishmërinë e tij edhe në çështjet e ambientit.

Te bregu i Lumit, Ura e Babrroit, Ambasadori Arvizu i është përveshur punës duke veshur dorashkat dhe një veshje aspak zyrtare.

Kjo shfaqje e Ambasadorit vjen menjëherë pas lajmit të bërë publik pasditen e djeshme nga lapsi.al se Alexader Arvizu pritet të zëvëndësohet shumë shpejt nga pasardhësi i tij Donald Lu. Mandati i ambasadorit Arvizu ka përfunduar që në muajin gusht të këtij viti, por ai ka qëndruar në Tiranë deri në zhbllokimin e emërimit të pasuesit të tij.