• |
ide | kryesore

De Biasi: “Nëse na japin tri pikët, atëherë kapim vendin e tretë”

Arkiva, Sport
de biasi44.jpg



Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka prekur sërish temën mbi incidentin e 14 tetorit në Serbi- Shqipëri. Për italianin është shumë e rëndësishme që UEFA (Komisioni i Apelit) t’i japë Shqipërisë atë që i takon, e cila sipas De Biazit është tripikëshi në tavolinë. “Kemi prova të pakundërshtueshme që tregojnë situatën e tmerrshme dhe të rrezikshme në të cilën ndodheshim. Sa i përket vendimit, kemi shumë besim se do jetë i duhuri, ai që realisht na takon dhe që morëm në fushën e lojës. Një skuadër duhet të vihet në kushte të barabarta me kundërshtarin për të pasur mundësi që të shprehet si duhet në fushën e lojës. Ne nuk ishim në të tilla kushte”, tha italiani. “Në këtë këndvështrim, nëse na japin tri pikët që na takojnë, atëherë mund të them se kapim vendin e tretë në grup dhe do provojmë gjithçka, pra kualifikimin në ndeshjet “play-off” për të shkuar në Europian”, theksoi De Biasi.