• |
ide | kryesore

Franck Ribéry konfirmon: “ka ardhur fundi im me Francën”

Arkiva, Sport
612-300x182.jpg



Franck Ribéry ka rikonfirmuar pë.rfundimisht largimin nga ekipi perfaqesues i Frances, duke fashitur shpresat për rikthimin e tij pas deklaratave të agjentit te tij, Jean-Pierre Bernès dhe seleksionerit Didier Deschamps. Ai deklaroi në një intervistë për revisten gjermane Kicker, se “ka ardhur fundi im me ekipin perfaqësues te Francës”. 

Lojtari i Bayern Munich theksoi se nuk ka “asnjë” nostalgji për Euro-2016 që do të organizohet në Francë: “Do të preokupohem me shume për vehten, si dhe për familjen time”, u shpreh ai.31-vjeçari Ribéry tha se “statusi i tij tek Bayern nuk ka ndryshuar” edhe me nisjen e sezonit të tetë me ekipin bavarez. “Une vazhdoj të jem një lojtar i rendësishem, duke synuar që të fitoj trofe”, këmbënguli N.7 bavarez.