• |
ide | kryesore

Porosia e Klopp: Kujdes nga Alban Meha

Arkiva, Sport
klopp.jpg



Borussia Dortmund dhe Paderborn do të përballen të shtunën, në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka porositur lojtarët që të kenë kujdes nga mesfushori i Paderbornit, Alban Meha. “Do luajmë kundër një ekipi të disiplinuar, me lojtarë gjenial si Vrançiç apo Alban Meha në goditje standarde. Disa prej tyre i kam stërvitur edhe vetë (Vrançiç). Braitenraiter ka integruar frymën e grupit dhe i ngjason shumë ekipit tonë” – deklaroi Klopp në konferencë për media. “Nuk janë pa meritë në këtë pozicion. Jam i lumtur që do takoj ish-lojtarët e mi, por ne duam të dalim fitues në mënyrën më ideale bashkë me Reus” – theksoi strategu gjerman. /GazetaEkspress/