• |
ide | kryesore

SuperMessi thyen rekordin gjysmëshekullor të La Liga

Arkiva, Sport
messiiii_5979.jpg



Barcelona ka shënuar fitoren ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5:1. Më i dalluari në këtë fitore ishte Lionel Messi, i cili me 3 golat e realizuar në këtë ndeshje ka hyrë në historinë e La Liga. Messi shënoi në minutat 21, 72 dhe 78 duke thyer një rekord gjysmëshekullor në këtë kamionat për golashënuesin më të mirë me 253 gola të realizuar. Dy golat të tjerë për katalonjasit i realizuan Neymar (49) dhe Ivan Rakitic (69). Kurse, goli i vetëm i miqve u shënua me autogolin e Jordi Albas (47). Me këtë fitore, Barcelona është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 28 pikë, dy më pak sesa Real Madrid që është i pari. /lapsi.al/