• |
ide | kryesore

Al Jazeera/si po zhdukeshin kafshët në Shqipëri

Arkiva, Stil
gjueti1 (1).jpg



Bujar Hyka dhe miqtë e tij largohem me xhipin e tyre nga kryeqyteti i Shqipërisë, herët mëngjesin e të dielës. Të veshur me kamuflazh, burrat e futën makinën në një terren të ashpër, të shoqëruar dhe nga tre qen të rracës angleze që mezi po prisnin të kërcenin nga makina. Një vit më parë, ky do të kishte qenë një udhëtim gjuetie. Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri anti gjueti, Hyka dhe miqtë e tij janë ndaluar të vrasin kafshë dhe tani thjesht bëjnë ecje pa armë nëpër zonat e egra të vendit.  

"Qeveria nuk kupton se gjuetia është një sport; ata po e shkatërrojnë sportin tonë”,thotë Hyka, 59 vjeç, kryetar i një organizate për gjuetinë dhe peshkimin. “Është njëlloj sikur dikush t’u heqë futbollistëve topin e futbollit.”

Më herët këtë vit, qeveria shqiptare vendosi një moratorium 2 vjeçar për të gjithë gjuetinë për të shpëtuar popullatën e kafshëve në rrezik zhdukje. Raporte të ndryshme sugjerojnë se 30-50% e specieve të egra në Shqipëri kanë shënuar një rënie drastike përgjatë dekadës së fundit. Gjuetia është një nga arsyet kryesore për këtë humbje.

Mes specieve në rrezik numërohen riqebulli, macja e egër, dhelpra egjyptiane, pelikani dalmat, ngjala europiane dhe bretkosa e ujit.

Hyka thotë se masat e qeverisë janë totalitare. “Është njëlloj sikur të ishim dhe një herë nën diktaturë.” Ai thotë se moratoriumi targeton gjuetarët e liçencuar sikurse ai, të cilët u janë bindur gjithmonë rregullave dhe jo gjuetarët ilegalë.”

Një lumë armësh

Shqipëria ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e botës për katër dekada nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha. Pas vdekjes së tij, vendi filloi tranzicionin drejt një demokracie parlamentare në vitin 1992. Por Shqipëria gjithashtu përjetoi dhe trazira civile në vitet 1996-97 gjatë të cilave sasi të mëdha armësh ushtarake dhe municionesh ranë në duar të civilëve. Shotganet dhe AK-47 u bënë sende të zakonshme në shumë familje. 

Gjatë diktaturës së Hoxhës, vetëm anëtarët e byrosë politike ishin të lejuar të gjuanin. Por kur armët ranë me bollëk në duar të njerëzve, ishin të shumtë ata që përqafuan këtë sport. Përllogaritjet tregojnë se janë rreth 270.000 armë të zotëruara në mënyrë ligjore dhe jo ligjore, në një vend me popullsi prej vetëm 3 milionë banorësh.

Laguna e Karavastasë është rreth 50 km më në jug, aty ku Hyka dhe miqtë e tij gjuanin rosa dhe zogj të tjerë. Laguna, një ndër më të mëdhatë përgjatë detit Mesdhe, është e famshme për strehimin në të pelikanit Dalmat, një specie e zhdukje kjo.  

Në orën 6 të mëngjesit, Taulant Bino, ornitologjisti më i njohur në Shqipëri dhe ish zëvendës ministër i mjedisit, qëndron në një kullë observimi në park, duke numëruar pelikanët përmes teleskopit të tij.

"Ja ku duket një tufë prej 55 indivitësh atje. Doni t’i shikoni? Është dhe njëri që ka një gushë portokalli. Kjo do të thotë se ndodhet në periudhë shumimi dhe riprodhimi.”

Bregu shqiptar është pjesë e një zone të rëndësishme për strehimin e zogjve migrues midis Europës dhe Afrikës. Sipas të dhënave nga EuroNatur, një NGO që zbaton programe konservimi në rajon, përllogaritet që rreth 2 milionë zogj gjuheshin përgjatë bregdetit të Adriatikut përpara se sa moratorium të hynte në fuqi.

Pelikanët dalmatë që Bino po shikonte atë ditë janë kthyer në një simbol të rrezikut që zogjtë migrues hasin nga gjuetia e pakontrolluar. “Këta pelikanë janë të rëndësishëm, sepse janë të mëdhenj dhe të bukur. Por kjo nuk është e gjitha: Ata shërbejnë si një simbol i ekosistemit. Prandaj prej nesh konsiderohen si specie të rëndësishme. Duke mbrojtur pelikanët, ne përpiqemi të mbrojmë dhe specie e tjera të zogjve në këtë zonë.”

 

Strehime gjuetie

Ndërkohë që dielli ngrihet lart në qiell, Bino dhe asistenti i tij, të cilët për kryejnë një raport për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, bënë dhe një tur të shpejt nëpër lagunë. Në mes të qetësisë së vendit, Bino ngriti alarmin. Ai dalloi disa strehime gjuetie. “Shikoni! E dalloni atë strukturë?… Nuk është natyrale. Mundet që të përdoret si një strehim gjuetie gjatë natës. Dhe shikoni dhe një tjetër këtu – janë primitive, por janë aty.”  Sipas Binos, ky është një tregues se gjuetia nuk është ndalur plotësisht, as edhe në zonën e mbrojtur në Parkut Kombëtar të Karavastasë. Ka dhe tregues të tjerë. “Sapo pamë një grup rosash në det. Kjo është një shenjë e qartë shqetësimi të habitatit dhe e gjuetisë.”

Ndërkohë  që udhëtonim përmes parkut, Bino takoi Ardian Kocin, drejtor i shërbimit pyjor. Ai i tregoi Kocit fotot e strehimeve të gjuetisë që ai kishte zbuluar dhe pas një ekzaminimi të kujdesshëm, Koci tha se do t’i shkatërronte. Koci thotë se vështirësia më e madhe në zbatimin e moratoriumit është kulturore. “Banorët lokalë kanë ushtruar gjuetinë për shumë e shumë vite dhe tani për ta është e çuditshme t’i ndalosh ta bëjnë këtë. U kam shpjeguar se nuk është çështje e moratoriumit, por se kjo është një zonë e mbrojtur dhe se gjuetia në këtë zonë do të ndalohet edhe për shumë vite më pas.”

Atë pasdite, Parku Kombëtar e Karavastasë priti një vizitor special. Kryeministri i vendit, Edi Rama shëtiti nëpër park e më pas u tha gazetarëve se ndalimi i gjuetisë ka qenë i suksesshëm.

“Falë moratoriumit, ne kemi një rilindje, ne kemi rivitalizuar jetën e egër këtu dhe kjo ka rezultuar dhe në një rivitalizim të njerëzve, të cilët ishin shndërruar në armiq të natyrës duke shkatërruar disa specie.”

Penalizimi minimal për thyerjen e ligjit është konfiskimi i armës dhe një gjobë prej 100.000 lekësh ( 1000 USD). Gjithësesi kjo nuk i smbraps shumë persona në kërkim të kënaqësisë së gjuetisë.

Në një restorant popullor në qendër të Tiranës, një burrë në të dyzetat, i cili kërkoi të mos identifikohej, i tha Al Jazeera-s se ai njeh njerëz që vazhdojnë të gjuajnë pavarësisht moratoriumit. “Një shok më telefonoi dje nga mallet e Tropojës, në veri të Shqipërisë. Ai kishte dalë për gjueti dreri dje. Është shumë e mundur të gjuash në zona të thella, ku policia nuk mund të kryejë kontrolle.” 

E në fund shtoi me krenari: “Nëse do të doja të dilja për gjueti, edhe unë mund ta bëj… gjithçka që duhet janë disa kontakte të zonës. Nuk ke pse i mban armët me vete në makinë. Thjesht udhëto në zonën ku ti njeh dikë që mund të të asistojë me të gjitha, në disa raste edhe vetë policia.” Kërkesat e përsëritura të Al Jazeera-s  për komente, nuk morën asnjë përgjigje nga Ministria e Mjedisit.

Shitja e armëve

Kastriot Xhani është pronar i dyqanit më të vjetër të armëve në Shqipëri, i ndodhur në zemër të Tiranës.  “Kam humbur pjesën më të madhe të biznesit. Njerëzit mendojnë: “përse t’i blej armët sot, nëse nuk do të jem në gjendje t’i përdor gjatë këtij moratoriui dy vjeçar.” Xhani, i cili e përshkruan veten si një dashamirës të natyrës, pranon se gjuetia në Shqipëri ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Për këtë ai fajëson gjuetarët e paligjshëm.  Ata nuk kanë respektuar dhe vazhdojnë të mos respektojnë sezonet e gjuetisë,” thotë ai.

Xhani thotë se nëse qevëria shqiptare “do të smbrapste vërtet  këta gjuetarë të paligjshëm… Do të kisha pranuar edhe një moratorium 5 vjeçar.” (pergatiti lapsi.al)