• |
ide | kryesore

Bleona u përgjigjet kritikave me një nudo të vërtetë

Arkiva, Paparazzi
bleona fare.jpg



Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti u vu të hënën në qendër të mediave (këtë herë jo vetëm shqiptare) ndërkombëtare për shkak të veshjes së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të American Music Awards. Kritikat ishin të shumta duke e konsideruar (zh)veshjen e saj të ekzagjeruar dhe me synim “kapjen e momentit”. Duket se vetë këngëtarja e ka arritur qëllimin. Disa orë pasi u shënjestrua nga tabloidët më prestigjozë si “Daily Mail” apo “Bild” ajo postoi në faqen e saj zyrtare në Facebook një foto nudo të vërtetë. Dedikimi që shoqëronte këtë foto ishte: “Gëzuar, për ata që urrejnë unë u dërgoj dashuri!”. /lapsi.al/