• |
ide | kryesore

Në këtë kohë mos injoroni gështenjat

Arkiva, Stil
geshtenja_9956.jpg



Gështenjat janë një fryt tipik i stinës së vjeshtës. Ato përgatiten në shumë mënyra dhe kanë shumë vitamina dhe acid folik. Ja një udhëzim mbi këtë fryt të shijshëm. Gështenjat janë njëri ndër ushqimet të cilat janë të pasura me shumë të mira shëndetësore. Mund të konsumohen të freskëta, të thara apo të pjekura, në mënyra të ndryshme duke i sjellë organizmit substanca të çmuara.

Gështenjat janë të formuara nga 50% ujë, 45% karbohidrate dhe pjesa tjetër e mbetur është e përbërë nga yndyrna polisaturne, proteina, fibra dhe minerale të çmuara si zinku dhe kalciumi, transmeton Lajmi.net. Gështenjat janë një burim i mrekullueshëm vitaminash B1 dhe B2 por edhe me acidit folik.

Ndër aminoacidet prezentë në brendësinë e këtij fryti të shijshëm gjendet edhe acidi glutaminik. Nëse dëshironi të përftoni të gjitha këto substanca duhet t'i konsumoni ato të freskëta./gazetaekspress/