• |
ide | kryesore

6 arsye për të ngrënë çokollatë

Arkiva, Stil
cokollata_2319.jpg



1) Nivele te larta të flavanoles – I njëjti komponent antioksidimi qe gjendet në çaj, fruta, dhe perime, si dhe që rrit funksionin e trurit dhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut.

2) Përmirësimi i memories – Në një studim të njerëzve rreth te 50-ave dhe 60-ave u vu re një rritje në funksionin e trurit dhe kujtesës. Sigurisht, për të marrë përfitimet në këtë nivel, do të duhej të konsumonim një sasi të madhe të çokollatës, por më shumë çokollatë për një kujtesë më të mirë është një marrëveshje mjaft e ëmbël.

3) Burim shume i madh i magnezit – 28 gram çokollatë e errët përmban më shumë se një te treten e magnezit qe trupi juaj ka nevoje gjate te përditshmes kështu qe vazhdoni dhe argëtohuni me çokollatë.

4) Ndjeheni më të lumtur – Çokollata krenohet me një sasi të lartë të fenetilamines, e cila mund të rrisi nivelin e dopaminës dhe krijon një ndjenjë të lumturisë. Nëse ju konsumoni ne nivele të larta çokollatë, ju mund të përjetoni të njëjtën ndjenjë sikur bini në dashuri.

5) Yndyre e mire – Po, ka një gjë të tillë si yndyra të mira për trupin tuaj që kanë treguar se japin shumë përfitime shëndetësore. Gjalpi i kakaos në çokollatë përmban acid oleik, të njëjtën yndyrë të shëndetshme te gjetur te vaji i ullirit.

6) Rritja e qarkullimit te gjakut – Kur u testuan pacientet me infarkte te vazhdueshme ne zemër, çokollata përmirësoi me të vërtetë funksionin e enëve të gjakut dhe qarkullimin./GazetaEkspress/