• |
ide | kryesore

Intervistë ekskluzive e Bleonës për (zh)veshjen në AMA

Arkiva, Paparazzi
MAIN-Bleona.jpg



Bleona Qereti mund të mos jetë ende një emër familjar, por pas paraqitjes së saj të rrezikshme, të dielën në tapetin e kuq të American Music Awards, format e trupit të saj kanë tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme. Këngëtarja e shndërruar në një personazh të telvizionit reality në Shtetet e Bashkuara, ka treguar ekskluzivisht për perezhilton.com gjithë prapaskenën e krijimit sexy që kish veshur e që mbante emrin e stilistes Shahla Dorriz
E pyetur nëse atë paraqitje ajo e konsideronte pa të brendshme, ylli i “Euros of Hollywood”, tha se look-u i saj nuk kishte të bënte fare me “të qënit lakuriq”, por me “një moment fashion”, për të qenë në sinkron me mbëmjen:
“E dija që Iggy Azalea dhe J.Lo do të performonin këngën “Booty” (B*tha) dhe mendova t’i përshtatesha tematikës së mbrëmjes. Që në momentin e parë që pash fustanin-rrjetë, e ndava mëndjen që ai është i duhuri”. 
Për krahasimet e kritikës me fustanin e famshëm rrjetë veshur nga Rose McGowan në VMA 2008, këngëtarja me origjinë shqiptare shpjegon:
“Në fakt nuk e kisha idenë se kush ishte kjo vajzë… deri sa e pash si fytyrë të dielën në shtyp, për herë të parë në jetën time. Kjo duhet të ketë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në Europë”. 
Por si u përgatit Bleona për të arritur formën e trupit të së dielës?
“Prej disa ditësh piva çaj jeshil dhe një natë përpara parakalimit në tapetin e kuq, përdora një spray për nxirjen e lëkurës, që gjithmonë ndihmon!”
burimi: perezhilton.com