• |
ide | kryesore

Pelè shtrohet sërish në spital

Arkiva, Sport
pele.jpg



Nuk ka paqe për Pelè. “Mbreti” është detyruar të kthehet sërish të hënën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni urinar, si pasojë e ndërhyrjes së dy javëve më parë për heqjen e gurëve në veshka. Infeksioni po trajtohet me antibiotikë, por mjekët nuk kanë deklaruar ende nëse 74-vjeçari, tre herë kampion i botës do të duhet të qëndrojë në spital apo do të kthehet në shtëpi dhe të trajtohet në distancë. Pelè doli nga spitali më 15 nëntor dhe që atëherë jetonte në shtëpinë e tij në Guaruja, 100 kilometra nga San Paolo./lapsi.al/