• |
ide | kryesore

Shpërthen ironia në internet për veshjen e Bleonës (foto)

Arkiva, Paparazzi
bleon-1.jpg



Pas veshjes skandaloze të Bleona Qerretit në tapetin e kuq në Amerikë kanë shpërthyer në rrjetet sociale ironitë me fotografi të montuara. Qerreti u shfaq thuajse e zhveshur në “American Music Awards” teksa prestigjozia “Daily Mail” e cilësoi atë të Bleonës si veshjen më të keqe. E ndërsa kritikat në media nuk kanë munguar nga fansat e saj. Kohët e fundit ajo është shfaqur shpesh herë si në media ashtu edhe në rrjetet sociale me foto pothuajse “të zhveshura”, por edhe kjo mënyrë duket se nuk ka dhënë rezultate për të. Edhe pse Bleona vazhdon të “zhvishet” në sytë e publikut, komentet e fundit tregojnë se këngëtarja është larg gjetjes së vetvetes, apo të një rruge suksesi që jo gjithmonë arrihet nëpërmjet daljeve nudo./GazetaEkspress/