• |
ide | kryesore

-52 gradë në Siberi. Avionin e ndezin me të shtyrë

Arkiva, Syri i Lapsit
avion.jpg



Një vido mjaft e veçantë qarkullon në rrjetet sociale. Në Siberi, 74 pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni charter u detyrua të zbresë në pistën e mbuluar nga akulli dhe kur termometri shënonte as më pak e as më shumë por “minus 52 gradë Celsius” …për të shtyrë avionin me të cilin do të udhëtonin, pasi rrëshqitësja e tij kishte ngrirë dhe ishte bllokuar.

Ishte e para faqja online e internetit LifeNews, që njoftoi për ngjarjen, bëri të ditur se vaji i frenave të rrëshqitëses së avionit, tip Tupolev T-134, kishte ngrirë duke penguar kështu ngritjen në ajër të aeroplanit.

Avion u ngrit menjëherë pas shtyrjes që i dhanë pasagjerët, të cilët udhëtonin nga Igarka për në Krasnojarsk. Pas kësaj ngjarjeje, kompania ajrore ”Katek Avia” rrezikon shumë penalitete pasi prokuroria patjetër do ta akuzojë për mosrespektim të normave të sigurisë.